Për Qeverinë e re, shefja e BE’s takon Alternativën!

Sot në zyrat e Alternativës për takim ishte shefja e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Natalyia Apostolova me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim ajo u takue me Kryetaren e Alternativës Mimoza Kusari – Lila dhe Nënkryetarin Ilir Deda.

Tema e takimit, simbas Alternativës, ishte situata aktuale mbas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 Qershorit dhe domosdoshmënia e krijimit të institucioneve kredibile për me qeverisë në Kosovë.

Siç thuhet në komunikatën e Alternativës, Apostolova u njoftue me qëndrimet e deputetëve të saj, tue u ba me dije edhe vizionin e tynë për Qeverinë e ardhshme.

 

Të dy palët u dakorduen se vonesat në krijimin e insitucioneve munden me i shkaktue dame Kosovës, të cilat jo vetëm qe munden me zvogëlue kredibilitetin e zgjedhjeve, por edhe munden me shkaktue dame të konsiderueshme ekonomike dhe financiare, si rrjedhojë e humbjes potenciale të fondeve te BE’s.