Për rrahjen e deputetëve merret vendimi

bekimhaxhiuu

Gjykata Themelore e Prishtinës pritet që sot të shpallë vendimin e saj në lidhje me nji përleshje që kishte ndodh në mes të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe përfaqësuesve të Vetëvendosjes.

Aktakuza e ngritun në Gjykatën Themelore të Prishtinës thotë se kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ish-deputeti Florin Krasniqi, deputeti Rexhep Selimi, dhe vozitësi Besart Bujupi kishin fillu nji fjalosje me Bekim Haxhiun, dhe me qellim të shkaktimit të lendimeve të lehta trupore sulmuen dhe goditën Haxhiun.

Deputeti Haxhiu në këtë rast gjyqësor asht në cilësinë e të damtuemit.
Përleshja në mes të deputetëve kishte ndodhur në vitin 2012 te dera e daljes së objektit të Kuvendit të Kosovës.