Për Rusinë vendimi për Karadžić asht i politizuem

Rusia e ka përshkrue dënimin për gjenocid të ish-liderit serb të Bosnjës, Radovan Karadžić, si të politizuem.

 

Matutje, zavendësministri i jashtëm i Rusisë, Gennadiy Gatilov, në intervistën për agjencinë Interfax që u publikue sot, e ka akuzue Tribunalin Ndërkombëtar për Krime të Luftës në Hagë për anim.

Gatilov tha se ky tribunal nuk i ka pa “krimet nga liderët kosovarë dhe ushtria”.

“Na konsiderojmë se njianshmënia e tribunalit asht e papranueshme”, tha Gatilov.

Përndryshe, Tribuanli i Hagës dje e ka dënue Radovan Karadžić me 40 vjet burg për gjenocid në Srebrenicë dhe krime kundër njerëzimit.