Për sa orë Rusia e shkatërron NATO’n, çka thotë zyrtari amerikan!

Nji zyrtar amerikan ka paralajmërue se NATO kishte me humbë Luftën e Tretë Botnore nga Rusia për ma pak se 3 ditë.

Shtetet e Bashkueme nuk janë të gatshme për luftë me Rusinë, dhe nuk do të jenë të gatshme deri në vitin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

NATO asht tue u përpjek për me rritë forcat e tyne, por kanë deklarue se nuk janë të gatshëm deri në vitin 2017.

Gjithashtu, ata kanë në plan për me përforcue zonën e tyne me shtatë brigada të reja, perfshi këtu edhe forca të blindueme.

“Jam i bindun se deri në vitin 2017 do të kemi nji shtesë të blindueme n’ekipin tonë dhe shpresojmë se do të jemi gati”, tha Carpenter zavendës/sekretar i mbrojtjes.

19 anëtarë të NATO’s dhe pesë vende tjera janë tue kontribue me trupa n’ushtrimin 10 ditorësh, ku do të trajnohen krejt trupat.