Për të dyshuemin për krime lufte, 1 muej parbaurgim

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovue kërkesën e Prokurorisë Speciale për me ja caktue masën e paraburgimit prej nji mueji për Bogdan Mitrovic’in, i dyshuem për krime lufte në fshatin Sopi.

“I pandehuri dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprat penale krime lufte kundër popullsisë civile sepse me datën 02.04.1999, në fshatin Sopi ishin vrarë 32 persona civil të paarmatosur, nga ana e forcave të armatosura serbe e ndër ta ishte edhe i pandehuri i lart përmendur”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.