Për Trump tash Amerika vjen e para!

Presidenti i zgjedhun Donald Trump ka folë kundër globalizimit derisa asht zotue se ka me mbyllë kufijtë për disa migrantë nga Lindja e Mesme, derisa ka nisë mitingun e parë në turneun e falenderimit për elektoratin e tij.

Tue folë në nji arenë të Cincinnati të Ohios, Trump gjithashtu ka premtue se ka me rikthye vende pune industriale për punëtorët amerikanë, tue përsërit temën që e ka ndihmue gjatë fushatës zgjedhore.

“Nga tash e tutje, Amerika ka me qenë e para, në rregull?”, ka thanë ai.

Trump gjithashtu ju ka referue nji sulmi që ka ndodhë gjatë javës në nji konvikt n’Universitetin Shtetnor të Ohios në Columbus, sulmi i kryem nga nji imigrant i natyralizuem me origjinë nga Somalia.

Me qellim që SHBA me u mbajt e sigurtë nga sulme të tjera, Trump ka thanë se ai ka me pezullue imigracionin “nga rajone ku procesimi nuk mund të kryhet i sigurt”, perfshi edhe disa vende të Lindjes së Mesme.