Për vdekjen e aktivistit Dehari, çka thotë Shërbimi Korrektues!

Ka humb jetën në burg aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka vdek në burgun e Prizrenit.

Lajmin për këtë rast e ka ba të ditun Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili njofton opinionin se sot më 05.11.2016 në rrethana ende të pasqarueme, i paraburgosuni A.D. ndrroi jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, shpreh keqardhje të thellë për rastin tragjik të ndodhun sot në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me institucionet tjera pergjegjëse së shpejti do të japin raport për rrethanat dhe detajet e këtij akti tragjik”, thuhet në njoftim.

Simbas tyne, i pandehuni A.D. ishte në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuem se ka kryer veprën penale nga neni 136, par. 1, lidhun me nenin 135, par. 1, nënpar. 1.7 të KPRK’s dhe dyshim i bazuem për veprën penale neni 374 par. 1 të KPRK.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme, Lëvizja Vetëvendosje mbajti nji akcion simbolik pranë burgut të Prizrenit, aty ku simbas tyne padrejtësisht po mbahej, 67 ditë Astrit Dehari.