Për veteranët vjen nji lajm i mirë për pensionet e Shtatorit!

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtun sot ka nda 1.6 milion euro për pagat e veteranëve për muejin Shtator.

Ministri i Punës Arban Abrashi tha se për me krye pagesën e  pensioneve për muejin Shtator nevojiten mjete shtesë prej 1.6 milion euro nga rezervat shtetnore.

“Kjo ka të bajë për ndamjen e mjeteve vetëm për muejin Shtator”, tha Abrashi.

Kryeministri Isa Mustafa tha se kanë ba përpjekje me sigurue  këtë pagesë.

“Por kemi marrë zotimin me FMN që të gjejmë nji zgjidhje që të jetë e përballueshme për neve. Ta zgjidhim këtë problem që mund të na qet nga FMN dhe na rrezikon të gjitha projektet. Do të mundohemi të gjejmë zgjidhje që na nxjerr nga kjo situatë. Ma vone duhet të shikohen listat. Asnjani  nga ata që janë meritorë nuk do të damtohet. Duhet me krijue kushte që këto mjete me i marrë ata që meritojnë dhe janë veteranë të vërtetë”, tha Mustafa.