Përçahet PS. Blushi dhe Mejdani formojnë “Lëvizja për Demokraci”

Ish presidenti i Shqipnisë, Rexhep Mejdani së bashku me deputetin Ben Blushi dhe nji pjesë të anëtarësisë së majtë e kanë kriju dje “Lëvizja për Demokraci”.

Tetë anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste kanë kriju këtë të Merkurë “ Lëvizjen për demokraci”, nji grup mbrenda Partisë Socialiste, që kerkon ndryshime në statut dhe zgjedhjen e kryetarit.
Levizja e re, platforma e së cilës u prezentu n’Asamblenë e PS’s, asht formu nga 3 deputetët Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Namik Kopliku dhe ish presidenti Rexhep Mejdani, Maqo Lakrori, Ndre Legisi, Suzana Hakrama dhe Petro Ago.

Ajo qe befason asht se në këtë lëvizje mungon emni i Arta Dades, e cila doli në mbështetje të kërkesave të Blushit.

Burime për shqiptarja.com mbrenda Amsamblesë së PS, bajne me dije se Arta Dade asht shpreh se mungesa e demokracisë po i largon ata nga partia.

Deputetja Mimoza Hafizi e ka denu incidentin në Elbasan me Blushin, për të cilin ka kerku edhe falje nga kryeministri Rama.

Anëtarët e levizjes së re mbrenda së majtës janë: Rexhep Meidani, Maqo Lakrori, Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Namik Kopliku, Ndre Legisi, Petrit Ago si dhe Suzana Hakrama.