Përdhosja e flamurit asht vepër penale, aktivisti i VV’s mundet me u denue me burg

Gjatë ditës së djeshme njani ndër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Oseku, kishte ba publikimin e disa fotografive, në të cilat vërehej përdhosja e flamurit të shtetit të Kosovës, tue e vendosë atë në nji guacë të WC.

Përdhosja e flamurit në këtë rast përmban të gjitha elementet përbamëse të veprës penale nga neni 147 të Kodit Penal të Kosovës.

Madje, simbas njohësve të Çashtjeve Juridike, me këtë rast personi në fjalë ka “përqeshe simbolin kombëtar”- flamurin e Republikës së Kosovës dhe me këtë veprim poshtnues, i njajti po nxit dhe po përhap publikisht urrejtje, përçamje apo mosdurim midis grupeve me botëkuptime të ndryshme për çashtje përkatëse, në mënyrën e cila mundet me prish rendin publik.

Ndërkohë, në rast se personi në fjalë shpallet fajtor për këtë vepër penale, i njajti në bazë të Ligjit mundet me u denue deri në tetë vjet burgim, shkruen indeksonline.

E, simbas njohësit të Çashtjeve Kushtetuese Juridike, Riza Smaka, nji gja e tillë duhet me u denue.

Smaka ka cilësue se personi kushdo qoftë ai që ban përdhosjen e flamurit, meriton gjykimin moral dhe juridik..