Përdoruesit e drogave në vend me shifra alarmante

Në Kosovë, llogaritet se janë rreth 25 mijë përdorues të substancave narkotike.
Rreth pesë mijë prej tyne, konsiderohet se janë përdorues aktiv të narkotikëve të ndryshëm, thonë zyrtarë nga Qendra Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”.

Simbas tyne, droga që ka shënue rritje në përdorim vitet e fundit asht marihuana e cila, simbas të dhanave ma të reja, po përdoret edhe nga fëmitë e moshave 12-15 vjeçare.

Përdorimi i substancës narkotike të llojit heroinë, kohët e fundit ka shenue ranie të përdorimit, për dallim nga vendet e tjera të botës, ku thuhet të ketë pas rritje të përdorimit të saj.

Safet Blakaj nga Qendra Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, i tha REL se kokaina, gjithashtu si substancë narkotike, asht tue shenue ngritje në përdorim.

“Kokaina ka shënue rritje në përdorim me shpejtësi në Kosovë, derisa lloji i drogës heroinë vazhdon me shenue ranie në përdorim nga njerëzit”.

“Droga e quejtun marihuana, prinë në përdorim, sidomos nga të rijtë”, tha Blakaj.