Perfaqësuesi i BE’s: Votimi i Demarkacionit i hapë rrugën liberalizimit!

Përfaqësuesi i zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë Tomas Gnoch ka ripohue se miratimi i Demarkacionit asht nji hap i randësishëm për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

Përfaqësuesi i BE’s në fjalën e tij gjatë debatit për demarkacionit tha se Kosova ka marrëdhanie të mira me Malin e Zi, prandaj duhet me i forcue ato.

Mbasi shprehu gatishmëninë e BE’s për ndihme në këtë proces delikat për Kosovën, ai tha se tue ratifikue këtë marrëveshje do të ketë mundësi me kalue në çashtje të tjera si luftimi i korrupcionit.