Performancë me biçikleta për sensibilizimin e nxanësve

Këta janë nxanësit e shkollave fillore e të mesme të ulëta, nga të gjitha rajonet e Kosovës.
Të organizuem nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Infrastrukturës, ata garuen sot mes veti për me sensibilizue për masat e sigurisë në rrugë.

Zv/Ministrja e Arsimit, Anila Statovci, premtoi ndërrim të kurrikulës me qëllim edukimin e nxanësve për sigurinë në rrugë.

Në aktivitetin “Siguria në Rrugë” i pranishëm ishte edhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

Ndërsa koloneli i policisë, Sheremet Ahmeti, përmendi aksidentet e trafikut, tue kërkue kujdes të shtuem të shoferëve për sigurinë e femive në rrugë.

Simbas statistikave të vitit 2015, 10 femi nën moshen 12-vjeçare kanë humbë jetën në aksidentet rrugore, e dheta të tjerë janë lëndue.

Nxanësit ma të mirë në performancën me biçikleta, u shpërblyen.