Përfundimi i Haxhit, Arabia Saudite jep këtë deklaratë

Zyrtarët në Arabinë Saudite kanë deklarue fundin e sukseshëm të pelegrinazhit të sivjemë të Haxhit, i cili ka mbledhë rreth 2.3 milionë myslimanë nga krejt bota.

Princi, Khalid al-Faisal, i cili ka udhëheqë komitetin e qeverisë për mbikqyrjen e Haxhit, tha se rituali ka tërheqë njerëz për 30 përqind ma shumë se vitin e kaluem dhe se ngjarja pesëditshe ka kalue pa probleme.