Përfundoi protesta kundër Vuk Jeremic

Ka përfundue protesta e thirrun në Prishtinë kundër kandidimit të Vuk Jeremic, sekretar të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkueme.

Protestuesit ishin mbledhë në sheshin Zahir Pajaziti dhe mbanin në dorë pankartat “Serbia nuk ka kërkue falje për viktimat e luftës”; “Nanat e të zhdukunëve kundërshtojnë zgjedhjen e Jeremic në OKB”. Protestuesit mbanin edhe nji pankartë me fotografitë e të humbunve në Kosovë gjatë luftës.

Protestuesit thanë se Kosova nuk ka me hesht mbasi Serbia ende nuk ka kërkue falje për krimet, dhunimet dhe shkatërrimin që ka ba gjatë luftës.

Në mesin e protestuesve u panë Ganimete Musliu, Armend Zemaj, Donika Kadaj-Bujupi dhe Adriatik Kelmendi.