Përfundon mbledhja e LDK’s, gati zyrtarizmi i kandidaturave. Ky asht kandidati ma i mundshëm për Prishtinën

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajte sot mbledhjen e radhës, në të cilën si pikë diskutimi ka qenë vendosja e emnave të kandidatëve për kryetarë komunash.

Prishtina dhe Prizreni ishin pikërisht dy komunat për të cilat janë diskutue emnat e mundshëm për përfaqësim të LDK’s në këto zgjedhje.

Edhe pse në media u raportue se LDK ka vendose përfundimisht që Ismet Beqiri me qenë kandidati për kryeqytetin, nji gja e tillë ende nuk asht zyrtarizue.

“Kandidatet për Prishtinë dhe Prizren nuk jane vendosë as sonte. Por, për komunë të Prishtinës emni ma i përfolun sërish ka qenë Ismet Beqiri, i cili edhe me gjasë mbetet si kandidat, por ende i pakonfirmuem”, ka thanë nji burim i Indeksonline mbrenda mbledhjes së LDK’s.