Përfundon mbledhja e LDK’s, s’ka emna për Prishtinën

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka marrë vendim për emnin e kandidatit në komunën e Prishtinës.

Edhe pse mbledhja e kryesisë së kësaj partie zgjati rreth dy orë, përfundoi pa ndonji rezultat.

Kryetari i LDK’s, Isa Mustafa, ka thanë se ende nuk ka ndonji vendim.

“Diskutuem për profile të ndryshme të kandidatëve ku përmendëm edhe emna. Diskutuem për ata kandidatë që janë të duhun për Prishtinën. Edhe nesër kemi me pasë takim me strukturat në Prizren”, ka thanë mes tjerash Mustafa.