Përfundon protesta në Pejë pa probleme

Policia në Pejë ka konfirmue se protesta e sotme në këtë qytet, e organizueme kundër Demarkacionit, ka kalue pa probleme.

Në njoftimin e policisë theksohet:

Ju informojmë se më datë 27.08.2016, rreth orës 12:00, në sheshin e qytetit në Pejë, është mbledhur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nga regjioni i Pejës dhe regjione tjera për të protestuar kundër ratifikimit të demarkacionit me Malin e zi.

Organizatorët dhe protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj Qeverisë së vendit dhe Komisionit Shtetëror të Demarkacionit.

Qytetarët kanë bartur pankarta në duar duke kërkuar mosratifikim të demarkacionit dhe marrëveshje me Malin e zi për kufirin.

Njësitet Policore që nga fillimi i kësaj proteste deri ne përfundim kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbarëvajtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe i gjithë ky aktivitet nga qytetarët ka kaluar qetë, pa incidente.