Perfundon protesta para Kuvendit, por jo rezistenca!

Ka përfundue e qetë protesta para Kuvendit të Kosovës.

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët ishin mbledh para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, për me protestue për mosratifikimin e Demarkacionit, tashma janë shpërnda.

Lajmin, protestuesve për përfundim të protestës ju ka dhanë nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sjediu.
Sejdiu tha se projektligji për marrëveshjen e Demarkacionit nuk asht ne rend dite.

Ai po ashtu tha se duhet me qendrue rezistencë gjatë gjithë kohës që të mos lejue ratifikimin e kësaj marrëveshjes.

“Kjo marrëveshje asht e kundërligjshme dhe ftoj qytetarët që në thirrjen e ardhshme për protestë të mblidhen në numër edhe ma të madh”, ka thanë Sjediu.

 

sejdiuprotetsaaa