Përfundon takimi, e Kosova me Serbinë s’merren vesh për njohjen reciproke të certifikatave ADR. Bllokada vazhdon

delegacioni.jpg

Pa rezultate ka përfundue takimi mes delegacionit kosovar dhe atij serb për njohjen reciproke mes dy shteteve të certifikatave për transportin e mallnave të rrezikshme të njohuna si ADR.

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequn nga Ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe Ministrja për Tregti dhe Industri, Hykmete Bajrami bashkë me ekipin profesional, morën pjesë sot në takimin e ftuem nga BE, takim që u mbajt në Vjenë dhe ka zgjatë gjatë tanë ditës, tue fillue nga mëngjesi deri n’orët e vona të mbramjes.

Pas bisedimeve të vështira dhe përpjekjeve për të arritur marrëveshje për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, ku vlen të theksohet angazhimi i Bashkimit Evropian si ndërmjetësues ishte maksimal me gjithë atë këto bisedime nuk dhanë rezultate”, thuhet në njoftimin për media, derisa bahet me dije se takimet kane me vazhdue.

Takimi i radhës për këtë çështje do të mbahet së shpejti dhe për këtë do të presim derisa BE do të ftojë takimin e ri”.

Sipas njoftimit të MTI, delegacioni i Kosovës ka qenë plotësisht i angazhuem për gjetjen e nji zgjidhje të qëndrueshme që bazohet në njohjen reciproke të certifikatave të ADR’s mes dy shteteve dhe se angazhimet për zgjidhje me dialog vazhdojnë.

Mirëpo bëjmë me dije që masat e reciprocitetit mbeten në fuqi derisa të arrihet marrëveshja në fjalë”, thuhet në njoftim.