Përfundon takimi i liderave, s’ka marrëveshje për Demarkacionin

Tashma ka përfundue takimi i përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi.

Nga ky takim ende pa përfundue, janë largue lideri i AAK’s Ramush Haradinajt dhe shefja e BE’s në Kososvë, Nataliya Apostolova.

Jakup Krasniqi, kryetari i Këshillit Kombëtar i partisë, Nisma për Kosovën, mbas përfundimit të takimit ka theksue se nuk asht arritë ndonji marrëveshje në lidhje me Demarkacionin, raporton Indeksonline.

Gjithashtu, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka theksue se nuk asht arritë pajtimi që me u dërgue draft-rezoluta që ka të bajë me Demarkacionin dhe liberalizimin e vizave.