Përfundon takimi i Pozitës dhe Opozitës për Demarkacionin

Ka përfundue takimi që asht mbajtë me iniciativën e Naim Rashitit nga Grupi Ballkanik për Politika, dhe asht folë për arritjen e nji bashkëpunimi për zgjedhjen e çashtjeve të fundit të vend, e sidomos atë të Demarkacionit.

Nga LDK’ja në takim kanë marrë pjesë Arban Abrashi e Faton Avdullahu. Nga PDK’ja Xhavit Haliti dhe Ilmi Reçica. Nga Lëvizja Vetëvendosje Aida Dërguti, nga AAK’ja Muharrem Nitaj e Ardian Gjini, si dhe nga Nisma për Kosovën Bilall Sherifi e Jakup Krasniqi.

Partitë e pozitës dhe opozitës kanë zhvillue këtë takim në njanin nga hotelet e Prishtinës, për të arritë nji koncensus për Demarkacionin me Malin e Zi.