Përfundon takimi Obama-Trump në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i zgjedhun i SHBA’ve, Donald Trump asht takue në Shtëpinë e Bardhë me presidentin në largim, Barack Obama.

Obama ka njoftue se ka qenë “bisedë e shkëlqyeme”.

Takimi në Dhomën Ovale të Shtëpisë së Bardhë ka zgjatë ma shumë se nji orë.

Trumpi në Washington ka fluturue nga New Yorku me aeroplanin e tij privat dhe ka aterue në Aeroportin kombëtar, Reagan.