Përfundon takimi Thaçi-Vucic

Mëngjesi joformal i punës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vucic ka përfundue mbas nji orë e gjysë.

Nikoqir i këtij takimi ishte shefja e diplomacisë së BE, Federica Mogherini, takimi u mbajt në ndërtesën e Shërbimit për Politikë të Jashtme të BE’s.

Në Komisionin Europian ma herët kanë thanë se të dy presidentët kanë me shkëmbye pikëpamjet mbi vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhanieve tue pasue pajtimin e muejit Korrik se kane me fillue ne pregadite nji periudhë të re të këtyne bisedimeve.