Përfunduen intervistat për Rektor, pritet zgjedhja e tij

Katër kandidatët për Rektor të Universitetit të Prishtinës i kanë përfundue intervistat e tyne para anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP’s.
Anëtarët e KD’s pritet që mbas gjys ore me votue për kandidatin që ata mendojnë se ka qenë ma i miri në intervistë.
Për këtë pozitë kane konkurrue 5 kandidatë ndërsa në raundin e fundit kane shkue veç 4 prej tyne. Ai që u eliminue asht Isuf Musliu.
E kandidatët që ende janë në garë për postin e Rektorit janë Sali Bashota, Lul Raka, Naser SAhiri dhe Anton Berishaj.
Rektori i ri e fillon punën me 15 Mars të këtij viti.
Simbas statutit të UP’s, emnimi i Rektorit bahet për nji periudhë prej 4 vjetësh, me mundësi rizgjedhje edhe për nji mandat.
Simbs web faqes zyrtare të UP’s, anëtarët e Këshilli Drejtues janë: Ismet Salihu, Beqir Sadikaj, Isa Qosja , Zeqir Veselaj, Fevzi Berisha, Kemajl Bislimi, Alberta Troni, Sigurd Hollinger. Kryetar të së cilit u caktuen Kemail Bislimi dhe Alberta Troni.
E qysh e parasheh edhe statute i UP’s, secili prej anëtarëve kane të drejtë vote.

 

rektori rektori1 rektori2