Përgjimet, Ermira Mehmeti përlotet në Kuvendin e Shqipnisë

Deputetja e BDI’s, Emira Mehmeti ka folë për herë të parë mbas publikimit të përgjimit të pretenduem të bisedës me zv/Kryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferi.

Deklaratat Mehmeti i bani në Kuvendin e Shqipnisë, ku ishte ftue, bashkë me deputetet tjera gra nga Kuvendi i Maqedonisë, Kosovës e Shqipnisë, por edhe me kryetaret e bashkive, në konferencën e tyne vjetore.

Fjalën e tij, kryetari i Kuvendit të Shqpnisë, Ilir Meta e nisi me nota humori, kur tha se krijimi i Aleancës së Grave Deputete, i ka shqetësue deputetët burra.
Ma tej, Meta foli për nevojën e ndryshimeve në ligje, që me forcue rolin e grave në shoqninë shqiptare.