Përkeqësohet gjendja e të helmuemve në Mitrovicë, disa nisen drejt QKUK’s

116 raste me simptoma të helmimit kanë kërkue dje ndihmë në Spitalin e Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmue Zyra e drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar

“Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, “Dr. Sami Haxhibeqiri”, janë paraqit disa persona të dyshue, si raste të helmimit. 116 persona, kryesisht të ri në moshë, prej tyne edhe nxanës”, thuhet në nji komunikatë për media.

Shumica e rasteve janë lirue nga Spitali i Mitrovicës mbasi kanë marrë tretman mjekësor.

Ndërkohë 16 raste të helmimit të cilët janë trajtue në spital ju asht keqësue sot gjendja.

Prej tyne 8 janë dërgue në Kliniken Infektive në QKUK për shkak se në Spitalin e Mitrovicës punon vetëm nji infektologe dhe ajo asht në pushim vjetor.