Përkujtohet 71 vjetori i sulmit bërthamor në Nagasaki

Tre ditë mbas Hiroshima’s, japonezët përkujtuen sot sulmin bërthamor që shkatërroi Nagasakin 71 vjet ma parë, tue vra 74 000 persona.

Në orën lokale 11:02 (02:02 GMT), ora e saktë në të cilën shpërtheu bomba atomike, më 9 Gusht 1945, nji kambanë jehoi dhe banorët mbajtën për nji minutë heshtje në këtë qytet të jugperendimit të arqipelagut.

Para nji turme të madhe dhe përfaqësuesve të dheta vendeve, kryebashkiaku, Tomohisa Taue, përmendi vizitën historike të kryeme në Maj nga Barack Obama në qytetin tjetër martir, Hiroshima.

Asnji president në detyrë nuk kishte qenë ma parë për vizitë.