Përkujtohet lufta e familjes Rama në Obiliq

Në kohën e Luftës familja Rama nga Komuna e Obiliqit, iu bashkue pushkëve të Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Agim Ramadanit e shumë luftetarëve të tjerë për çlirimin e këtij vendi.

 

E në 17 vjetorin e vrasjes së familjes Rama, Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi vlerësoi naltë kontributin e kësaj familje për lirinë e vendit tu thanë se kjo familje duhet me u ndie krenare për këtë kontribut të dhanë.

 

E njajtë mendon edhe Agron Xhemajli, bashkëluftëtari i vëllezërve Rama.

 

Marsi i vitit 1999 asht nji dhimbje e madhe për familjën Rama të Komunës së Obiliqit, mbasi pikërisht me këtë datë u banë 17 vjet nga ramja e 10 anëtarëve të vramë nga forcat serbe në fshatin Shkabaj të kësaj komune.

 

Në këtë pervjetor familjarë, miq dhe udhëheqës të Komunës së Obiliqit, banë homazhe dhe vendosën kunora lule të Lapidari i Dëshmorëve.

 

Me 27 mars 1999, Kastrioti gjëmonte nga krismat e armëve të cilat ishin drejtue nga shtëpia Rama. Po këtij zjarri e kësaj flake familjarët ishin detyrue t`i përgjigjen me zjarr . Po këtë ditë barbarët lanë të vramë 10 anëtarë të familjës Rama në mesin e tyne edhe fëmi.