Përkundër sfidave, Kosova mbetet n’fokusin e BE’s!

bekimcollaku

Në konferencën “Prioritetet e Mbretnisë së Holandës në Këshillin e BE’së në fokus në Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën”, e cila po mbahet në Prishtinë, ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, ka thanë se BE nuk e ka zbeh interesin për Kosovën.

“Më gezon fakti se për kundër sfidave të BE’s nuk kemi pas zbehje të fokusit të shteteve të BE’s për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën. Gjatë këtij viti me hymjen në fuqi të MSA’s dhe rekomandimin e vizave kemi pas transformim pozitiv në rrugën e integrimeve”, ka deklarue Çollaku.

Ai ka shtue se fokusi i institucioneve të Kosovës deri n’anëtarësimin në BE, do të jetë zbatimi i plotë i marrëveshjes së MAS’s n’afate kohore.

“Synimi jonë asht që gjatë këtyne tri viteve na të aplikojmë për statusin e vendit kandidat të BE’s”, ka shtue ai.

Ambasadorja e Mbretnisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, ka konfirmu se shteti i saj mbetet i fokusuem në Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën.
Ajo ka nënvizud se Holanda ka qenë, asht dhe do të mbetet partnere e Kosovës në rrugë europiane. Por simbas saj, sundimi i ligjit asht nji gja shumë e randësishme.
Kujtojmë se nga Kallnori i këtij viti Holanda ka marr kryesimin e BE’s.