Përleshje e dhunshme mes policisë maqedonase dhe emigrantëve

Policia e Maqedonisë ka hedh gaz lotsjellës për t’i shperndarë emigrantët, të cilët ishin përpje me dhunë ta kalojnë kufinin nga Greqia.

Refugjatët kanë qenë të zemeruem me pritjet e gjata në përpjekjet e tyne për të kalu ilegalisht në Maqedoni, të cilët kanë depërtu nepër vendkalimin Idomeni të Greqisë, transmeton TetovaSot.

Ata kanë hedh gurë kundër policisë së Maqedonisë, tue brohorit “Hapni kufijtë”.

BBC njofton se në video- regjistrimet nga vendi mund të vërehen emigrantë si e shtyjnë gardhin dhe e këputin telin me gjemba ndërsa policia me gaz lotsjellës tenton t’i kthej mbrapsht.

Nga Policia e Maqedonisë tash për tash as nuk i konfirmojnë e as nuk i demantojnë këto informacione.

Ende nuk dihet sa emigrantë kanë arritë me kalue gardhin dhe me hye në vend.