Përmbyllet nê Bruksel marrëveshja për targat me Serbinë

Sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Eyropian, mbas njimbëdhetorësh bisedime asht përmbyllë marrëveshja për reciprocitetin në tabelat e automjeteve në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

“Ministrja Edita Tahiri, njiherit Kryenegociatore në Dialogun e Brukselit, deklaroi se me këtë marrëveshje asht vendosë parimi i reciprocitetit në tabelat e automjeteve në mes të dyja shteteve, që don me thanë se çfarë vlen për tabelat e njanit shtete kanë me vlejt edhe për tabelat e shtetit tjetër, si dhe kjo marrëveshje i jep fund përdorimit të tabelave “prova”, të cilat njianshëm ishin vendosë nga ana e Serbisë ndaj kerreve me regjistrimin RKS të Kosovës.

Siç ka deklarue ministrja Tahiri kjo marrëveshje ishte arritë javën e kalueme dhe sot asht rikonfirmue edhe në dokumentin e shkrueme të marrëveshjes. Ajo vlerësoj se parimi i reciprocitetit në këtë marrëveshje dëshmon se marrëdhaniet fqinjësore në mes të dyja shteteve mund dhe duhet të përparojnë në frymën e reciprocitetit dhe gadishmënisë për normalizim simbas parimeve euro-atlantike”, thuhet në njoftimin për media.

Ma tej në njoftim asht theksue se me këtë marrëveshje i jepet fund tabelave ilegale të automjeteve, të cilat aty-këtu kanë qarkullue në pjesën veriore të vendit tonë dhe ky proces ka me u realizue në afatin e parapamë me këtë marrëveshje.