Përmbyset autobusi me 60 studentë shqiptarë, 1 i vdekun!

Nji autobus me 60 studentë asht përmbys n’aksin Fier-Vlorë në Shqipni.

Mediat në Shqipni raportojnë se nga 60 studentët që ndodheshin n’autobusin që u përmbys, nji ka vdek dhe 13 të tjerë janë plagos, 3 prej të cilëve randë.

Aksidenti ka ndodh në kthesën e Levanit. Studentët po ktheheshin nga Vlora.

Autobusi asht përplas me furgon dhe simbas policisë, shkak i aksidentit asht lagështia në rrugë.

 

2-autobusiii

 

3-autobusi

 

4-busiiii