Përmbytet Sri Lanka, ka të vdekun e të zhdukun

Ma s’paku 71 persona humben jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve te tokës, që sulmuen Sri Lanka’n, bajnë të ditun zyrtarët.

Ekipet e shpëtimit hoqën trupat e viktimave dhe shpërndane ushqim për qinda e mija të zhvendosun në strehimore, mbasi niveli i ujnave filloi me u ule.

Këto ishin vërshimet ma të mëdhaja që goditen vendin në 25 vjet e fundit, raporton CNN.

Zona ma e goditun ishte zona Kega, rreth 100 kilometra në verilindje të kryeqytetit.

Numri i viktimave mundet e u rrite, mbasi autoritetet thane se edhe 116 persona janë të pagjetun.

srilanka srilanka1 srilanka2 srilanka4 srilanka5