Përmbytje të fuqishme n’Indi, 83 të vdekun

Vërshime të fuqishme kanë godit Indinë për shkak të motit të keq.

Në verilindje të vendit kanë humb jetën të paktën 83 persona dhe pothuejse 2 milionë vetë të tjerë janë të rrezikuem, njoftuen sot autoritetet vendore.

Vërshimet, të cilat po zgjatin që tri javë, kanë godit fuqishëm shtetin indian Asam, ku kanë humb jetën 53 persona.