Përmbytje të mëdha n’Indi: 85 të vdekun dhe 2 milionë të evakuuem

Përmbytjet në verilindje të Indisë janë përkeqësue tue shkaktue vdekjen e 85 personave dhe tue prek të paktën 2 milionë banorë gjatë javëve të fundit, njoftuen sot zyrtarët.

“Ma s’paku 50 të vdekun janë raportue si pasojë e rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve nga shirat e rrëmbyeshëm të musoneve në Assam që nga mesi i Qershorit”, tha zyrtari për menaxhimin e fatkeqësive, Nava Deka.

Përmbytjet kanë shkaktue vdekjen e rreth 19 personave në shtetin fqinj, Arunachal Pradesh, tue përfshi edhe 14 persona nga nji familje .

Gjithashtu, mediat lokale raportuen përmbytje dhe vdekje në shtete të tilla si Manipur dhe Mizoram.

“Në total numri i të vdekunve, si pasojë e përmbytjeve në rreth 58 rajone ka shkue në 85,  javët e fundit”, njoftoi ministri federal përgjegjës për rajonin, Jitendra Singh.

Deka tha se situata e përmbytjeve në Assam asht përkeqësue me rreth 35 të vdekun nga 50 në Assam të raportueme gjatë 10 ditëve të fundit.

“Rreth 1,7 milionë persona në 2 500 fshatra janë prek nga përmbytjet”,tha Deka.

“Rreth 30 000 persona të pastrehë janë strehue në 382 kampe të ndihmave në Assam”, shtoi ai.