Permbytjet ju marrin jetën 23 personave në Virginia të SHBA’ve

Ka shkue në 23 numri i të vdekunve si pasojë e përmbytjeve në shtetin e Virginia’s Perëndimore të SHBA’ve.

Zyrtarët e Sigurisë Kombëtare dhe Menaxhimit të Krizave thanë se si rrjedhojë e përmbytjeve që u shkaktuen nga shira të rrëmbyeshëm të cilat zgjatën rreth 7 orë, 23 persona kanë humb jetën.
Guvernatori i Virginias Perëndimore, Earl Ray Tomblin, në nji deklaratë ditën e djeshme kishte thanë se si rrjedhojë e kësaj fatkeqësie natyrore 14 persona humbën jetën ndër të cilët dhe nji femi 8 vjeçar, raporton (AA).

Tomblin në fjalën e tij e cilësoi si fatkeqësinë ma të keqe të 100 viteve të fundit dhe ma tej theksoi se asht shpall gjendja e jashtëzakonshme në 44 qytete dhe se 150 ushtarë janë dërgue në këto rajone për me i shkue në ndihmë popullatës.

 

 

 

virginia