Permbytjet në Shkup – Shteti nanë për maqedonasit, njerkë për shqiptarët!

Kaloi nji javë nga vershimet në nji pjesë të Shkupit, ndërsa në lagjen e banueme me shqiptarë Hasanbeg inventari i damtuem ende gjendet para dyerve të shtëpive.

Banorët e kësaj lagjeje, thonë se kanë kërkue nga kompetentët me largue inventarin e damtuem, por vetëm mbasi që e kanë kallë kanë ardh ekipet për me mbledh.

“Mbasi që deri tash nuk u paraqiten ekipet për mbledhjen e mbeturinave, na i ndezëm. Tashmë ka ardh nji kamion dhe dy eskavator.

Por, çka mund të bajnë ato me vetëm tri kerre? Sot thanë se do të dergojnë tre kamion, por dërguen vetëm nji”, deklaroi Ismet Avdiu nga fshati Hasanbeg. /TetovaSot/