Përplaset luftanija amerikane, zhduken 10 marinarë

Dhetë marinarë janë zhdukë mbasi nji luftanije amerikane asht përplasë me nji anije-cisternë të naftës në lindje të Singaporit.

Luftanija USS John S McCain u përplas me anijen tregtare Alnic MC, tha Marina në nji deklaratë: “Raportet fillestare tregojnë se John S McCain asht damtue në pjesën e mbasme. Ka aktualisht 10 marinarë të humbun dhe pesë të plagosun.”

Nji mision kërkim-pshtimi tue përfshi anijet e Singaporit, helikopterët, si dhe avionët e Marinës së SHBA po kërkojnë marinarët e zhdukun.