Perqindje e vogël e qytetarëve të kënaqun me drejtimin e vendit

Vetëm 7 për qind e të anketuemve simbas “Pulsit Publik” të UNDP’s e USAID janë të kënaqun me drejtimin politik aktual të Kosovës.

Këto dy organizata publikuen sot rezultatet e “Pulsit Publik” për periudhën Shtator 2015-Mars 2016.

Simbas këtij hulumtimi 45.7 % e qytetarëve janë shpreh të kënaqun nga puna e ish-presidentes Atifete Jahjaga që përfundoi mandatin në Prill të këtij viti, kurse parlamenti ka shenue ranie të kënaqshmënisë në krahasim me anketat e maparshme.

Menaxheri i Projektit Atdhe Hetemi, tha se vetëm 7% e qytetarëve janë të kënaqun më drejtimin aktual politik të Kosovës.

Në bazë të rezultateve të pulsit, papunësia, varfnia dhe korrupcioni mbesin tri problemet kryesore të qytetarëve edhe këtë vit.

Edhe vitin e kaluem këto tri dukuni u konsideruen si probleme për vendin.