Përseri flitet për rinumërim të votave

Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR) pritet me ju shtue edhe nji kontingjent i kutive të votimit për rinumërim, kjo për arsye të mos përputhjes së të dhanave.

Koordinatori në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj për KosovaPress tha se QNR asht tue pregadit raportin e auditimit, të cilin ka me dërgue në KQZ bashkë me rekomandimet dhe nuk përjashtohet mundësia që do të ketë edhe rinumërime të tjera.

Ai nuk ka tregue për numrin e kutive, por ka thanë se rekomandimet ka me i dërgue sot KQZ’s.

Burime brenda KQZ’s pohuen se edhe nji kontingjent i kutive ka me shkue për rinumërim.