Përsëriten zgjedhjet Presidenciale në Austri, shkak ankimimi i FPÖ

Me tension tё madh u prit vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi zgjedhjet presidenciale nё Austri. Tash asht e qartё, zgjedhjet e balotazhit kanё me u përsërit137. “Vendimi nuk ban askend as fitues as humbёs”, tha presidenti i Gjykatёs Kushtetuese, Gerhart Holzinger, nё vendimin e shpallun publikisht. Gjykimi shёrben pёr me forcue besimin te shteti ligjor dhe demokracia.

Partia populiste e djathtё FPÖ (Partia Austriake e Lirisё) u ankue mbas humbjes me nji diferencё tё ngushtё tё kandidatit tё saj pёr president Norbert Hofer pёr shkak tё nji numër të parregullsive nё autoritetet lokale elektorale.

Mё 22 Maj kandidati i pamvarun dhe ish-kryetari i partisё ekologjike Alexander Van der Bellen i fitoi zgjedhjet e balotazhit me vetёm 31.000 vota (50,3 pёrqind) kundrejt Hoferit (49,7 pёrqind). Vendimtare pёr kёtё rezultat ishin rreth 740.000 votat e vlefshme tё dёrgueme me postё.

FPÖ’ja depozitoi nji ankesë plot 150 faqe. Ndёr tё tjera, ka pasë gabime nё numёrimin e votave me postё.