Përshendetja që po shokon botën, amerikanët ja çojnë dorën Trump’it si Hitlerit (video)

Përshëndetjet “Heil Trump! Heil fitorja”, janë ndigjue gjatë tubimit të të ashtuquejtunve djathtistët alternativë.

Udhëheqësi i kësaj lëvizje kontraverse, Richard Spencer dhe 200 persona tjerë, kryesisht burra të bardhë, kishin përdorë përshëndetjet naziste tue ngritë dorën e djathtë dhe në këtë mënyrë kanë festue fitoren e Donald Trumpit.

Ata ishin mbledhë në ndërtesën Ronald Reagan në Washington në konferencën vjetore të “Institutit për politika kombëtare”, themelues i së cilës asht vetë Spencer.

Ai e përshkruen institutin si “nji organizatë të pamvarun e përkushtueme në trashëgiminë, historinë dhe të ardhmen e njerëzve me prejardhje europiane që jetojnë në SHBA dhe në tanë botën”