Personat që sulmuen Zogajn ishin të paguem, baba i njanit prej tyne i denoncoi në Polici

Baba i njanit prej sulmuesve të drejtorit të Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, i ka tregue Policisë së djali i tij së bashku me dy persona tjerë e kanë rrehë atë. Për pjesëmarrje në sulm ai ka thanë se djali i tij asht pague 500 euro.

Policia e Kosovës ka identifikue sulmuesit e Sokol Zogajt falë denoncimit të babes të njanit prej sulmuesve.

Insajderi ka mësue se baba i njanit prej sulmuesve i ka tregue Policisë së djali i tij, së bashku me dy persona tjerë kanë rrehë drejtorin e Shërbimit Korrektues.

Ai i ka thanë Policisë së i biri i tij asht pague 500 euro për pjesëmarrjen në këtë sulm.

“Në mbramje tue i kqyrë lajmet, djali më ka tregue se këtë person e kanë rreh sot dhe për këtë asht pague 500 euro”, i ka thanë Policisë baba i sulmuesit.

Sa ka ndigjue rrëfimin, ai ka shkue në Polici dhe ka tregue.

Falë këtij bashkëpunimi, Policia ka identifikue Blerim Abdullahun, Burim Zhejqi dhe Guri Mulollin si sulmues, por ende nuk ka arritë m’i arrestue ata. Ka krye nji akcion bastisje në shtëpinë e të dyshuemve dhe ka konfiskue kerrin që dyshohet se asht përdorë ditën e sulmit.

Policia nuk ka pranue me folë lidhun me këtë çashtje.