Përurohet Kompleksi Memorial për dëshmorët e Ponoshecit

Asht përurue sot Kompleksi Memorial i varrezave të dëshmorëve në fshatin Ponoshec të Gjakovës, në ditën e dëshmorëve të këtij fshati.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila ka thënë se ndërtimi i këtij kompleksi, financuar nga buxheti komunal, është më e pakta që mund të bëhet për të nderuar dhe respektuar sakrificën sublime të dëshmorëve të kombit.
Duke folur para të pranishmëve, kryetarja Mimoza Kusari – Lila ka thënë se tashmë mbetet detyrë dhe obligim i institucioneve por edhe i të gjithë qytetarëve të Gjakovës e të Kosovës që të angazhohen për zhvillimin e vendit, ashtu siç e ëndërruan dëshmorët.
Ajo, po ashtu, ka rikujtuar se fshati Ponoshec dhe fshatrat tjerë afër tij janë fshatra që lidhin Kosovën me Shqipërinë, prandaj ka shtuar se fokusimi duhet të jetë pikërisht tek bashkëpunimi ndërkufitar dhe tek zhvillimi i përbashkët”, thuhet në njoftim.

Në nderim të dëshmorëve të ranë 17 -18 vjet ma parë, kryetarja Mimoza Kusari – Lila bani homazhe te varret dhe te lapidarët e dëshmorëve në fshatnat Ponoshec dhe Popoc.

 

ponoshec