Gurthemeli i spitalit të Pediatrisë, donacion 22 milionë euro prej EBA’s

Presidentja e Kosovës , Atifete Jahjaga, në vënien e gurthemelit të spitalit të Pediatrisë ka mbajt nji fjalë rasti në ambientet e Qendrës Klinikë Universitare të Kosovës.

E para e vendit ka thanë se Prishtina dhe Kosova po bahet me spitalin ma modern në rajon, spital që po ndertohet me ndihmën e Emirateve të Bashkueme Arabe, ku nji donacion prej 22 milionë eurove asht dhuru për ketë projekt.

“Mbas nji seri takimesh të ekspertëve dhe vizitave të shumta në Prill të vitit të kaluem në vizitën në Abu Dabi kam nënshkru marrëveshjen për ndërtimin e pediatrisë dhe kirurgjisë pediatrike në Prishtinë. Ku Prishtina bahet më spitalin ma modern në rajon, kjo edhe shenon investimin ma të madh në sektorin e shëndetësisë”, tha Jahjaga.

Presidentja tha se në hartimin e projektit të këtij spitali janë përfshi ekspertë nga Emiratet e Bashkueme dhe ata të Republikës së Kosovës dhe se ky projekt do të përfundohet deri më 2018.
Ma tej presidentja Jahjaga ka vënë perseri në pah randësinë e këtij spitali, tue pohue se ky do të jetë spitali ma i mirë në rajon dhe gjithashtu shenon nji bashkëpunim të thellë në mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkueme Arabe si dhe bashkëpunimin në mes dy popujve.

“Donacioni prej 22 milionë eurove do të përdoret për ndërtimin dhe pajisjen me të gjitha kushtet e nevojshme”, ka theksue Jahjaga.