Perveç Gjermanisë shiu e merr edhe Francen

Vërshime të mëdha, ma të mëdhatë mbrenda nji shekulli, kanë ndodh dje e mbramë nepër krejt Francën.

Lumi Sena ka dalë nga shtrati, qyteti, qendra e qyteti Nemours, në lindje të Parisit, asht evakuue, nëpër autostrada ushtarët kanë shpëtue udhëtarët e lundrimet me anije nëpër Paris janë ndalue e janë mbyll disa rrugë n’anën lindore të Senës, raportohet prej mediave franceze .

Turistët janë lag deri n’asht, shkollat janë mbyll në nji rajon e Qeveria franceze asht në trysni për të shpëtue mija njerëz të cilët kanë mbet të ngujuem nëpër shtëpi ose nëpër kerre në qytete në mbrendi të vendit.

Nga vërshimet asht vdek nji 80 vjeçar, ekipet shpëtimtare kanë krye ma shumë se 8000 operacione.

Nga shiu i madh janë evakuue dy burgje.

Të reshura të mëdha shiu ka pasë edhe në Gjermani e Austri. Shi pritet me ra edhe sot.

Meteorologët thonë se niveli i ujti do të rritet edhe ma shumë në ditët në vazhdim.