Pesë ditë nga vdekja e Astrit Deharit, institucionet ende pa përgjigjie

Sot janë ba pesë ditë nga vdekja e dyshimtë e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari.

Dehari kishte ndërrue jetë në qendrën e paraburgimit në Prizren, ku edhe po mbahej si i paraburgosun nën dyshimin se kishte marrë pjesë në organizimin dhe egzekutimin e sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës më 4 Gusht të këtij viti.

Familjarët e Astrit Deharit, Lëvizja Vetëvendosje, përfaqësues të Institucioneve dhe partive politike në Kosovë, kanë kërkue hetim të pamvarun rreth detajeve të vdekjes së Deharit.

Madje, Ministria e Drejtësisë asht zotue se ka aktivizue krejt mekanizmat relevantë për zbardhjen e këtij rasti. Megjithatë, kanë kalue pesë ditë dhe ende nuk ka përgjigjie rreth ngjarjes tragjike.