Pesë të akuzuemit pranuen: Kemi dërgue dheta xhihadistë në Siri

Mbas burgosjes së imamit nga Gazi Baba i Shkupit, Memishi, i cili u denue me 7 vjet burg, bashkëpunëtorët e tij ma të ngushtë sot në Gjykatë e pranuen fajin, tue thane se kanë rekrutue xhihadistë për në Siri.

Bahet fjalë për Isa Fuga, Abdulla Abdullai, Eroll Rrusemi, Muhamet Imeri dhe Stefan Stefanovski, të gjithë nga Shkupi. Këta persona para Këshillit Gjyqësor në Gjykatën Themelore Shkupi I, pranuen se janë fajtorë në lidhje me rastin “Celula”.

Aktgjykimet kane me u prezentue mbas dy ditëve, se me sa vjet burg kane me u denue. Grupi ishte i përbamë nga 11 persona, kryesisht imam nga Shkupi, të cilët kanë rekrutue të ri shqiptar për me marrë pjesë në luftnat në Siri dhe Irak. Nji pjesë e tyne u asht dhane ndihmë financiare për me u trajnue dhe për me udhetue drejtë luftnave në Siri.

Aksioni “Celula” u realizue nga MPB në Gusht të vitit 2015.

Ndryshe, policia e Maqedonisë asht në vëzhgim edhe të personave tjerë nga Saraji, Lubini, Hasanbegu, Dizhoni, Shutka, Kumanova dhe Tetova. Këta persona mbas vëzhgimit dhe përfundimit të hetimeve, pritet me u arrestue.