Pesë të vdekun nga temperaturat e nalta në Bullgari

Ma s’paku pesë persona vdiqën sot në kryeqytetin bullgar për shkak të nji vale të fortë të të nxetit që ka prek vendin, nga temperatura që arrijnë deri në 44 gradë Celcius.

“Në mesditë, ekipet e shpëtimit i kanë dhanë asistencë rreth 200 personave që ndodheshin në gjendje të randë”, theksoi zadhënësja e shërbimeve të urgjencës në Sofje, Katia Sungarska, raporton AFP.

Kjo e fundit kshilloi banorët që të mos dalin nga shtëpitë gjatë ditës dhe të telefonojnë shërbimet e urgjencës vetëm në raste shumë të randa, për me ruejt ambulancat për rastet që kanë ma shumë nevojë.